Medalje të Arta për Shqipërinë, atletët Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj shpallen kampionë Ballkani

689
Sot është shënuar një ditë historike për Shqipërinë pasi dy atletë të vendit tonë janë shpallur kampionë.
Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj dolën triumfues në Mitingun Ndërkombëtar të Sallave të Mbyllura në Stamboll të Turqisë.
Gega u shpall kampione në garën e 3 mijë metrave. Pavarësisht një gare të fortë shqiptarja rrëmbeu medaljen e artë me kohën 9 minuta e 6 sekonda.
Edhe një vit më parë Gega mori medaljen e artë në garën e 1500 metrave. Po ashtu u shpall kampion edhe Izmir Smajlaj në kërcënim së gjati.
Ky i fundit kërceu më tepër se atletët e tjerë duke marrë medaljen e artë me rezultatin 7.80 m
Sigal