Më të mirët e javës në Francë, pjesë e formacionit dhe Ermir Lenjani

507
Ermir Lenjani ka lënë pas ditët e këqija të edicionit të kaluar, teksa tani po kalon një moment shumë të mirë në kampionatin francez të futbollit pas kalimit nga Rene te Nantes, ku debutoi me gol duke i dhuruar ekipit fitoren.
Paraqitja e mirë është shpërblyer nga prestigjiozja franceze, “L’Equipe” e cila në formacionin më të mirë të javës në kampionat e rreshtoi në krahun e majtë të mbrojtjes në krah të brazilianit të PSG, Thiago Silva.
Rikthimi i fuqishëm që bëri në Francë pritet edhe nga De Biasi në kombëtare për ndeshjet e shtatorit.
Sigal