Sigal

Në sezonin e ri të “La Liga-s” që do të nisë këtë fundjavë do të ketë një ‘hirushe’, ajo është skuadra e Huesca-s e cila do të luajë për herë të parë në histori në elitën e futbollit spanjoll.

Ky ekip e ka bazën në veri të Zaragozës dhe në momentin që siguroi ngjitjen në “La Liga” kishte një stadium vetëm 5.300 vende. Momentalisht ai i është nënshtruar rikonstruksionit për të rritur kapacitetin me 2.000 vende dhe ndaj skuadra 3 ndeshjet e para në kampionat nuk do t’i luajë në shtëpi, shkruan “daily mail”.

Ndeshja e parë në fushën e tyre do të jetë më 14 shtator kundër Rayo Vallecano, por deri atëherë ata do të ketë vizuar “Cam Nou”, stadiumin ku luan Barcelona. Pikërisht në këtë ndeshje ata do përballen me Lionel Messi-n, lojtarin i cili sezonin e fundit fitoi 5 herë më shumë se sa është buxheti i Huesca-s për kampionatin që do nisë në fundjavë.

Interesante shtë fakti se kjo skuadër ka në organikë një sulmues i cili është akuzuar për vrasje. Ai quhet Ruben Semedo, aktualisht në liri me kusht për vrasje të mbetur në tentative dhe posedim të një arme zjarri.