Më pak se një vit nga Botërori Rooney jep dorëheqjen nga kombëtarja

145
Botërori “Rusi 2018” është shumë pranë dhe kjo kuptohet nga numërimi mbrapsht, tashmë nuk duhen më vite por muaj. Kur jemi kaq pranë tij, vjen një lajm i trishtueshëm për tifozët anglez dhe jo vetëm. Ish-kapiteni i “Tre Luanëve” dhe njëkohësisht futbollisti I Everton, Wayne Rooney, është tërhequr nga kombëtarja angleze.
Lajmin e ka bërë vetë të ditur vetë 31-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale. Rooney për herë të parë ka debutuar me Anglinë në vitin 2003, ndërsa tërhiqet në 2017-ën. Në 14 vite karrierë me kombëtaren ai ka luajtur 119 ndeshje dhe ka shënuar 53 gola.
Kujtojmë se futbollisti pas 13 vitesh te Manchester United këtë sezon zgjodhi të rikthehet në klubin ku ai u rrit, te Everton. Në dy ndeshjet e para të kampionatit, Rooney ka qenë protagonist me blutë e Liverpulit teksa ka shënuar dy gola që kanë sjellë 4 pikë.