Më në fund Ronaldo flet dhe tregon shkaktarin që e bëri të largohej nga Reali i Madridit: Të ishte për para shkoja në Kinë

496
Sigal

Të shumta kanë qenë hipotezat që qarkullonin se pse Cristiano Ronaldo u largua këtë verë në nga Reali i Madridit dhe u transferua tek Juventus.

Ka qenë vetë Ronaldo i cili u ka dhënë fund zërave të shumta mbi arsyet e ndryshme të këtij largimi, duke pohuar se shkak për braktisjen e klubit madrilen ka qenë vete presidenti i tij Florentino Perez.

Pavarësisht se Madridi ka pretenduar se largimi është bërë me kërkesën dhe vullnetin  elo0jtarit, Ronaldo në një intervistë pë ‘France Football’, ka sugjeruar se sjellja dhe qëndrimi i Perezit ndaj tij e kanë shkaktuar largimin e tij nga klubi.

“Ndieja se brenda klubit, veçanërisht nga presidenti, nuk më konsideronin më siç më kishin konsideruar në fillim. Në katër apo pesë vitet e para, kisha ndjesinë e të qenit ‘Cristiano Ronaldo’. Më vonë ndihesha më pak i tillë. Presidenti më shihte me sy që nuk donin ta thoshin gjen e njëjtë, sikur nuk kisha më rëndësi dhe vlerë për ta, nëse e dini cfarë dua të them”, tha Ronaldo.

“Kjo më bëri ta mendoja largimin. Nganjëherë, i lexoja lajmet që thoshin se unë e kërkoja largimin. Kishte pak të vërtetë në këtë, po e vërteta është se gjithmonë e kam pasur përshtypjen se presidenti nuk do të më mbante. Sikur të ishte për para, unë do të shkoja në Kinë, ku do të më paguanin pesë herë më shumë se këtu [në Juventus] apo Real Madrid. Nuk erdha në Juventus për para. Të njëjtën shumë e fitoja edhe në Madrid, nëse jo më shumë. Dallimi është se në Juventus më dëshiruan më të vërtetë. Ma thanë dhe ma bënë të qartë këtë. Ma demonstruan këtë”, ka thënë ai.