Më në fund dorëzohet UEFA: Nuk do ta apelojë vendimin e CAS-it

404
UEFA nuk do të apelojë vendimin e CAS-it për gjykimin e ankimimeve të dy federatave ndaj saj. Në një konfirmim për mediat shqiptare, institucioni evropian i futbollit është përgjigjur zyrtarisht se nuk do të ketë apelim të çështjes. Në këtë mënyrë, vuloset përfundimisht trepikëshi që Shqipëria mori në CAS. KAS-i është gjykata e fundit që merret me çështjet sportive, por jo shkalla e fundit e një gjykimi. Në Zvicër gjendet Gjykata Federale Supreme, në të cilën mund të apelohen gjykimet e CAS­it. Megjithatë, edhe në këtë shkallë të fundit ka një dallim dhe specifikë, pasi në thelb të gjykimit ajo merret me procedurën e ndjekur në KAS dhe jo me vendimin sportiv që ka marrë kjo e fundit.
Tashmë UEFA ka vendosur që të mos e ndjekë këtë hallkë të mbetur të drejtësisë, duke pranuar shuplakën që ka marrë nga Shqipëria me anë të procesit gjyqësor.
“Nuk do të apelojmë vendimin”, ka qenë përgjigjja që zyra për shtyp pranë UEFA­s ka kthyer për televizionin “Agonn Channel”, me anë të postës elektronike, një vendim që lë në baltë federatën serbe, e cila pret deri në dëshpërim që të ketë një tjetër gjykim që të rrëzojë verdiktin e dhënë më 10 korrik nga CAS-i.
Sigal