“Më kanë quajtur pijanec”, mediat italiane zbulojnë zëvendësuesin e mundshëm të Panuçit

491
Sigal

Alberto Malesani në një dalje për mikrofonat e “Sky Sport” ka denoncuar dëmet që ka pësuar imazhi i tij në rrjete sociale.

Më kanë quajtur pijanec, vetëm sepse bëj verë. Kanë hapur profile fallco në rrjetet sociale, madje edhe kanë fituar. Nuk i kam kushtuar rëndësi. Nuk kam thënë kurrë se doja të ndaloja, do më pelqente të stërvis akoma, ndoshta në një kombëtare”, është shprehur ai.

Tekniku nuk stërvit që nga viti 2014, kur për katër javë zëvendësoi përkohësisht Di Francesco në stolin e Sassuolo.

Nuk do të jetë e lehtë për të, të rivendoset në lojë, pas një mungesë të gjatë, por mund të marrë edhe një telefonatë nga jashtë, ashtu siç ai aspiron.

Mund të rikthejë kontaktet me Greqinë, me të cilën  ka patur komunikim disa vite më parë. Duhet të mbajë sytë edhe nga situata në Shqipëri, ku Panuçi nuk po mban rezulatin e duhur dhe me disfatën 0:4 me Skocinë.

Ndër mundësitë është edhe Slovenia, e cila po kalon prej vitesh një  periudhë krize(J.D/Faxweb.al)