Më 9 tetor, lamtumira zyrtare e Lorik Canës me futbollin e luajtur

557
Për ish-kapitenin e Kombëtares sonë të futbollit, karriera futbollistike ka marrë fund që në ndeshjen Shqipëri-Rumani 1-0, në Kampionatin Evropian 2016, pasi vendosi ta mbyllte aty në moshën 33-vjeçare. Zyrtarisht nuk ka pasur ende një ceremoni lamtumire, ndërsa vetë Loriku ka shpjeguar se e ka mbyllur me futbollin e luajtur dhe është u përkushtuar aktiviteteve të tjera, brenda e jashtë futbollit, në një kohë që po studion për trajner. Tani vjen edhe njoftimi për ceremoninë e lamtumirës nga futbolli, sepse ish-kapiteni ynë do ta mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor, përpara ndeshjes zyrtare eliminatore Shqipëri-Itali, ku FSHF-ja do të organizojë ceremoninë e posaçme për mbylljen e karrierës të kapitenit. Gjithçka, është zyrtarizuar sot në adresën zyrtare të FSHF-së, fshf.org.
Sigal