Më 3-4 shtator 2015, zhvillohet “Kampionati Kombetar i Notit për të Rinj, të Rritur dhe Veteranë”

529
Starton sot “Kampionati Kombëtar në not për të Rinj-Rritur&Veteranë-2015”, i cili u rezervohet notarëve të teseruar në ekipet e federuar te Federatës Shqiptare të Notit (FSHN). Në këtë veprimtari mund të marrin pjesë sportiste të FNK (Federata e Notit të Kosovës) dhe sportistë të federatave anëtarë të “LEN” dhe “FINA”, pa të drejtë kualifikimi. 
VENDI 
Veprimtaria do të zhvillohet pranë kompleksit të pishinave “AKUADROM” në Tiranë, pishina e hapur 50 m, me 8 korsi. 
GJYQTARIA 
Matja e garave do të jete manuale, nga trupa e gjyqtarëve, akredituar pranë FSHN. Për reklamime eventuale nga ana e personave të ngarkuar nga ana e ekipeve, të cilët më parë duhen të jenë të akredituar pranë FSHN, komunikimi bëhet vetëm me kryegjyqtarin e veprimtarisë, i cili i merr vendimet konformë rregulloreve të miratuara të FSHN. 
RREGULLORJA 
Çdo notar, mund të zhvilloj deri 4 gara individuale. Pjesëmarrja në stafeta është e pa kufizuar. Çdo ekip, ka të drejtë të marrë pjesë në një garë të vetme me 3 notarë, sipas kategorive përkatëse (të rinjë, të rritur dhe veteranë). Do të vlerësohen me pikë vetëm ata pjesëmarrës në gara, që do të arrijnë normat e kategorive përkatëse, pasqyruar në tabelën bashkëlidhur.
RREGJISTRIMI
Rregjistrimi bëhet vetëm nga ana e organizatorit, duke u bazuar në listat e dërguara nga ekipet apo dhe individët, të cilët janë dërguar në adresën elektronike: E-mail”: [email protected], qysh në datën 24 gusht 2015. 
Nuk do te lejohet ndryshim garash të sportistëve të regjistruar. 
Lejohen vetëm shtesa, ose tërheqje nga gara të sportistëve të regjistruar, për arsye shëndetësore. 
Shtesat dhe tërheqjet e sportistëve, janë dërguar në adresën elektronike: E-mail: [email protected], deri në date 1 shtator 2015. 
ORARI I GARAVE 
Garat do te zhvillohen në datat 3-4 shtator 2015, sipas këtij orari:
PARADITE 
– Nxemje……….. ora 09.00-10.00 
– Gara…………… ora 10.00-12.30 
MBASDITE 
– Nxemje………… ora 15.00-16.00 
– Gara……………. 16.00-19.00 
ÇMIMET 
Notarët do të vlerësohen për klasifikimin ekipor, duke u bazuar në normat e të rriturve, sipas pikëzimit të përcaktuar si më poshtë 
– 10 pikë – vendi i parë
– 8 pikë – vendi i dytë 
– 6 pikë – vendi i tretë
– 5 pikë – vendi i katërt 
– 4 pikë – vendi i pestë; 
– 3 pikë – vendi i gjasht; 
– 2 pikë vendi i shtatë 
– 1 pikë – vendin i tetë 
KUJTESË
Do të behet klasifikimi ekipor dhe do të jepen titujt e kampionit në not, sipas kategorive përkatëse 
1. Për notarin dhe notaren me të mirë të kategorisë “Të rinj dhe të rritur”, do të jepet “Kupa e kampionatit”, bazuar në shumën e pikëve “FINA”, që secili notar, do të mbledh në 2 garat më të mira individuale. 
2. Për ekipin më të mirë të kategorisë “Të rinj dhe të rritur”, do të jepet “Kupa e Kampionatit” 
3. Kategoria “Të rinjë dhe të rritur”, për cdo garë fituesit e 3 vendeve të para, do të nderohen me diploma përkatëse, ku cilësohet dhe pasqyrohet rezultati i arritur. 
4. Kategoria e notarëve veteranë, do të nderohet me medalje dhe diploma për fituesit e 3 vendeve të para të çdo gare. 
5. Sportistët që do të thyejnë rekordet kombëtare të kategorisë ”Të Rinj dhe Rritur”, do të nderohen me medalje. 
Federata Shqiptare e Notit
Sigal