McGregor thyen heshtjen: Goditje e mirë, pres ‘rizgjimin’

440
Sigal

McGregor ka thyer heshtjen pas humbjes së pësuar në Las Vegas, i cili s’ia doli në duelin kundër, Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

Humbja e tij shkaktoi irritim tek fansat, por natyrisht kjo ishte një surprizë, pasi irlandezi ka qenë gjithmonë  një ndër garuesit  ku fitonte në duele të tilla.

Luftëtari irlandez McGregor në profilin e tij në rrjetin social “Twetter” ka theksuar: “Goditje e mirë, shpresoj për një rimeç në të ardhmen”, shkruan ai.

Është e qartë se ka shumë gjëra deri tek realizimi i kësaj kërkese të Mcgregor. Në tavolinë mund të shtrohen  shumë gjëra, por tashmë dihet se një rimeç në të ardhmen, do të ishte opsioni më fitimprurës për të dy palët. Kjo do të kënaqte shumë fansa të të dyja palëve, ndërsa një shans i dytë do të ndizte akoma më shumë atmosferën.