Mbyllet pjesa e parë, Kolumbia me 10 lojtarë ndal në barazim Japoninë (VIDEO)

643
Sigal

Kolumbi-Japoni është takimi hapës i ditës së 6-të të Kupës së Botës. Amerikano-latinës niset të avantazhuar në këtë takim, pavarësisht se  aziatikët pritet të bëjnë gjithçka për të marrë 3-pikët.

Takimi është i vlefshëm për Grupin G, që është dhe grupi i fundit që luan ndeshjet e para në këtë Kupë Bote. Surpriza e këtij takimi do të jetë mungesa e James Rodriguez që vetëm pak çaste para takimit ka ndjerë dhimbje në muskujt e tij, me Pekerman që ka vendosur të mos rrëzikoj me aktivizimin e mesfushorit ofensiv.

“Live” te gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes

45′ Mbyllet pjesa e pare: Është mbyllur në barazim 1-1 fraksioni i parë i takimit Kolumbi-Japoni. Një 45 minutësh që pa një Kolumbi më sulmuese, pavarësisht mbetjes me 10 lojtarë, pas largimit me karton të Sanchez që në minutën e 3-të. Në atë rast mbrojtësi shkaktoi dhe një penallti që u shndërrua në gol nga Shinji Kagawa.

41′ Quintero bën gjithçka mirë, Kolumbia vendos baraspeshën


4′ Akordohet penallti per Japonine. Kolumbia mbetet me 10 lojtare. Kagawa tregohet i sakte dhe kalon ne avantazh Japonine



1′ Nis takimi

Formacionet zyrtare: