Mbyllet në Facebook “çështja-Koliqi” te Kukësi

637
Menaxheri i skuadrës së Kukësit, Naim Halili, ka deklaruar në mediat sportive, se merkato te skuadra e Kukësit po vazhdon normalisht. Përpos emrave që ai ka zyrtarizuar në merkaton e skuadrës Kampione të sezonit të kaluar në Kategorinë Superiore, ai ka deklaruar se portieri Koliqi nuk është çështje te skuadra e Kukësit. ” Nuk ka një cështje Kolici. Portieri në datën 15 gusht do ti bashkohet skuadrës së Kukësit në stërvitje”. Dhe këtij reagimi të menaxherit, menjëherë i është përgjigjur në faqen zyrtare në Facebook, vetë klubi verilindor. Aty konfirmohet se, nuk ka një “çështje Koliçi” dhe se”gardiani” i portës kuksiane pritet t’i bashkohet shpejt grupit, pasi ka marrë leje nga presidenti për të qëndruar më shumë ditë pranë familjarëve të tij. Këto janë zhvillime të reja dhe palët janë drejt marrëveshjes për të vijuar bashkëpunimin, teksa klubi ka njoftuar se Koliçi do bashkohet me grupin gjatë fazës përgatitore në Ohër.
Sigal