Mbrojtësi Malota i bashkohet Vllaznisë, gjykata e heton në gjendje të lirë

599
“Sot (dje), Gjykata vendosi për hetim në gjendje të lirë ndaj meje, sepse nuk kishte fakte të mjaftueshme për mua. Një vendim që ka ardhur ngaqë u konstatua se unë personalisht nuk kam asnjë firmë të hedhur në asnjë dokument për të cilin jam akuzuar, dhe po ashtu, edhe certifikata e pronësisë nuk është tërhequr nga institucionet përkatëse. Po vërtetohet ajo që kam thënë prej fillimit se unë jam i pafajshëm në gjithë këtë histori. Sot (dje) erdha sa për të takuar drejtuesit dhe shokët e ekipit, dhe nesër (sot) do të jem në dispozicion të stafit teknik”, kështu është shprehur dje mbrojtësi Malota, pas problemeve me drejtësinë, ku ai u përfshi në skandalin e tjetërsimit të pronave në Shëngjin.
Sigal