Mbrojtësi i Liverpool përfundon në spital

106

Andrew Robertson, mbrojtësi skocez i skuadrës së Liverpulit, ka përfunduar në spital, për shkak të një pickimi. Dora e Robertson pas pickimit, u infektua deri në atë masë sa ju desh një ndërhyrje kirurgjikale.

“Ai nuk pati fat. E pickoi diçka, ndonjë mushkonjë apo merimangë dhe iu infektua dora”, deklaroi shkurt trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp.

Por për fat të mirë pavarësisht se çfarë u deklarua më sipër, ai tashmë është stabilizuar, dhe shumë shpejt dhe do të kthehet stërvitje për të vazhduar përgatitjet me ekipin.