Mbrojtësi i Brazilit i mërzitur me Neymar: Filloi të shante se humba një top

549
Sigal

Brazili arriti të merrte një fitore në frymën e fundit por shumë të rëndësishme dje kundër Kosta Rikës. Gjithsesi atmosfera në skuadër nuk duket e mirë dhe këtë e vërteton deklarata e Thiago Silva-s, qëndermbrojtësit që luan me Paris SG.

Ai ka deklaruar se Neymar e ka fyer atë pas një topi të humbur në minutën e 83.

o'ney

“Sot u mërzita nga sjellja e tij. Kur unë humba topin, ai filloi të më fyente. Unë i ktheva topin, sepse te Kosta Rika po përpiqeshin të vononin lojën, dhe e dija se po të vazhdonim atë aksion, nuk është se do fitonim lojën. Jam i qetë për atë rast, ndërsa jam i mërzitur për sjelljen e tij ndaj meje.” – deklaroi Tiago Silva.