“Mbreti” kthehet në Madrid, CR7 i fut “frikën” Atleticos

456
Sigal

Nëse ekziston dikush që gjithnjë i prish ëndrrat Diego Simeones, ai është pa diskutim Cristiano Ronaldo. CR7 është shndërruar në makth për trajnerin e Atletico Madrid, thuajse gjithnjë ka arritur t’i shënojë. Në 9 sezone me fanellën e Real Madrid(2009-2018), Ronaldo ka shënuar 22 gola në 31 ndeshje kundër Atleticos:

12 në La Liga, 6 në Kupën e Mbretit, 4 në Champions League. Duke qëndruar pikërisht tek Champions, mbetet e pa harruar “tripleta” e tij në gjysmëfinale në sezonin 2016-2017.

Në 4 përballjet e tyre të fundit në Champions, 2 herë në finale dhe 2 herë në çerekfinale, Ronaldo me Realin ka fituar gjithnjë. Vetëm Messi i ka shënuar më shumë Atleticos se sa Ronaldo, me “pleshtin” që i ka shënuar 25 herë.

Duke u rikthyer tek dueli Ronaldo-Atletico, portugezi ka fituar 15 ndeshje, barazuar 8 dhe humbur po 8-të. Juventus shpreson shumë që Ronaldo të vijojë këtë të njëjtën marrëdhënie fantastike me golin përballë Atleticos, portugezi mbetet një lojtarë që të ngjall frikën pavarësisht fanellën që mban veshur.