“Mbreti” Kristiano Ronaldo: Statistikat e pabesueshme në Ligën e Kampionëve

420
Sigal

Juventusi arriti të bënte mrekullin mbrëmjen e djeshme duke mposhtur në Torino. Atletiko Madridin në ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

Heroi i mbrëmjes ishte portugezi Kristiano Ronaldo, që me 3 golat e tij e mbajti në garë ekipin bardhezi që këtë sezon është ndër favoritët kryesorë për këtë trofe, që mungon prej shumë vitesh.

Ronaldo i kushtoi Juventusit 117 milionë euro por edhe pse 34-vjeç ai vijon të jetë vendimtar duke treguar se investimi për të ia ka vlejtur.

Statistikat e Ronaldos

124 – Ronaldo ka shënuar një rekord prej 124 golash në Ligën e Kampionëve, 18 më shumë se rivali, Lionel Messi. Ky total i Ronaldos ka ardhur në 160 ndeshje dhe është edhe më e pabesueshme duke pasur parasysh se në 30 ndeshjet e para në këtë kompeticion nuk mundi të shënonte asnjë gol.

8 – Tre golat e Ronaldos kundër Atletikos ishte tregolëshi i tetë i tij në Ligën e Kampionëve, duke e çuar atë menjëherë pas Mesit, një nga të paktat rekorde ku ai qëndron ende pas argjentinasit.

63 – Ronaldo ka shënuar 63 gola në fazat e eliminimit të Ligës së Kampionëve, përpara Mesit që mban vendin e dytë me 40 gola.

77 – Portugezi që mban numrin 7, ka qenë i përfshirë në 77 gola në 77 ndeshje të Ligës së Kampionëve (63 gola dhe 14 asiste).

25 – Ronaldo ishte ndëshkuesi kryesor i Atletikos gjatë kohës së tij te Reali i Madridit dhe vazhdoi në të njëjtën mënyrë edhe mbrëmë. Ai ka shënuar 25 gola në 33 ndeshje kundër Atletikos, duke përfshirë katër 3 golësha. Totali i tij i 124 golave ​​të Ligës së Kampionëve është më i lartë se ai i përgjithshëm i Atletikos në hkëtë kompeticion me 118 gola.

22 – Ronaldo shënoi 2 gola me kokë mbrëmë, duke e çuar në 22 numrin e golave të shënuar me kokë në Ligën e Kampionëve, më shumë se çdo lojtar tjetër.

11 – Ronaldo ka arritur në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve në 11 nga 12 sezonet e fundit.

5 – Ronaldo ka fituar pesë Liga Kampionësh, katër me Realin e Madridit (2014, 2016, 2017, 2018) dhe një me Manchester United (2008). Ai është i dyti në listën e fituesve të Ligës së Kampionëve, pas Paco Gento, mesfushori legjendar i Real Madridit, i cili fitoi gjashtë tituj në vitet ’50 dhe ’60.