Mbrëmje spektakolare në Champions, Real e Liverpool hedhin një hap drejt çerekfinales

47
Spektakolare kanë rezultuar dy takimet e zhvilluara sonte për fazën e 1/16-ave të Uefa Champions League.
Kryesfida e mbrëmjes luhej në “Santiago Bernabeu” aty ku Reali i Madridit mundi me përmbysje Paris Saint Germain. Cristiano Ronaldo ishte ylli i mbrëmjes me nga një gol për secilën pjesë ndërsa rrjeta e Marcelo 4 minuta nga fundi zhvlerësuan golin e Adrien Rabiot.
Kështu, me rezultatin 3 me 1 në favor, “Galaktikët” nisen të avantazhuar për ndeshjen e kthimit që do të luhet në “Parc de Princ” muajin e ardhshëm.
Në “El Gragao” Liverpool ka “shtypur” me goleadë Porton.
Që në startin e takimit u duk dominimi i miqve, por duhej të vinte minuta e 25-të për të shikuar golin e parë. The Reds zhbllokuan takimin me anë të Mane. Pas katër minutash lojë Mohammed Salah dyfishoi rezultatin. 
Edhe në fraksionin e dytë, Liverpool vazhdoi dominimin dhe 8-të minuta nga kthimi në fushë i skuadrave Mane realizoi golin e 3-të për miqtë dhe të dytin personal. Por goli i tretë nuk i ndaloi të besuarit e Jurgen Kloop për të sulmuar. 20 minuta nga fundi ishte radha e Roberto Firminho për të gjetur rrugën e rrjetës dhe e Mane për të shënuar një tripletë personale. 
Përfundimisht 5 me 0, dhe Liverpool është vetëm një hap larg fazës çerekfinale.