Mbledhja te Kukësi, Gjici “mpreh shpatën-për situatën”!

699
Dje paradite, Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici, ka zhvilluar një takim me lojtarët më të vjetër në skuadër dhe me stafin teknik, ku u diskutua në lidhje me takimin e së shtunës me Skënderbeun, të cilin Kukësi e humbi 1-2. Në këtë takim iu dha edhe një shans trajnerit Milinkoviç, por edhe u vendos objektivi që, në tre javët në vazhdim merren 9 pikë: me Lushnjen, Teutën e Luftëtarin. Klubi proteston dhe ndaj arbitrimit, në rastin që në fillim të takimit, ku Mici i Skënderbeut goditi lojtarin Et’hemi, duke e bërë këtë të fundit të pamundur ti shërbente ekipit me maksimumin e tij, dhe për pasojë u detyrua të lerë fushën e lojës. Gjithashtu, ka rezerva edhe në dhënien e kartonit të dytë të verdhë dhe nxjerrjen jashtë loje të Vangjelit, i cili ishte dhe vetë i vetëdijshëm, sa e priti me qetësi vendimin e arbitrit për ta nxjerrë nga loja në minutën e 77-të.
Sigal