Mbi 1500 tifozë në ‘Selman Stërmasi’, për të zbuluar ekipin kampionin të Kategorisë së Tretë

633
Sigal

Sot në stadiumin “Selman Stërmasi” është zhvilluar ndeshja Mirdita-Selenica, ndeshje e javës së fundit e Kategorisë së Tretë, e cila ka përfunduar me rezultatin 1-1.

Me këtë rezultat ekipi i Selenicës është shpallur edhe kampioni e kësaj kategorie për sezonin 2018-2019.

Ndeshja kishte një interes të konsiderueshëm, teksa mbi 1500 tifozë kishin mbushur tribunën e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Ky interes u shpërblye me një lojë të bukur nga të dy skuadrat, të cilat kishin siguruar më parë ngjitjen një kategori më sipër për sezonin e ardhshëm.

Pjesa e parë pati një lojë të luftuar me të dyja skuadrat që kërkuan me insistim golin, por pa arritur të gjejnë rrjetën.

Në fraksionin e dytë të lojës, ekipi i Mirditës kaloi i pari në avantazh.

Në minutat në vazhdim ekipi i Mirditës pati disa raste, por nuk u konkretizuan me gol.

Selenica arriti të gjejë golin e barazimit 1-1 rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Pas përfundimit të ndeshjes u zhvillua dhe ceremonia e dorëzimit të trofeut të ekipit kampion, që e dorëzoi anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, Abdyl Kuriu dhe “Legjenda e Futbollit Shqiptar”, Sulejman Demollari.