Mbërrin nën masa të forta sigurie kombëtarja serbe

413
Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pak para orës 18:00, ku është pritur nën masa të forta sigurie. Lojtarët dhe pjesa tjetër e stafit serb kaluan në sektorin VIP të aeroportit ku i priste një shpurë e madhe forcash sigurie. Në sigurinë e kombëtares serbe janë angazhuar qindra forca të Policisë së Shtetit, përfshirë këtu edhe repartet speciale të strukturave të rendit. Në të gjithë rrugën nga ku do të kalojë autobusi me lojtarët serbë ka prani të fortë policësh, ndërkohë që janë bllokuar disa akse rrugore.
Sigal