Mbërrin në Rinas kombëtarja shqiptare e futbollit pas triumfit

813
Pasi arriti kualifikimin historik për në “Euro 2016” me fitoren e së dielës 3-0 në Armeni, mesditën e kësaj të hëne Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, e nisur rreth orës 11:30 nga Aeroporti i Jerevanit në drejtim të Tiranës.
Me qindra tifozë kuqezinj kanë pushtuar sheshin e pritjes së Aeroportit, ndërkohë që me mijëra janë mbledhur në sheshin “Nënë Tereza” në pritje të heronjve kuqezi, të cilët realizuan një ëndërr të kahershme të shqiptarëve, pjesëmarrjen në një kompeticion madhor futbolli, siç është Europiani i Francës.
Por, ai që i ka takuar i pari ka qenë kryeministri i vendit, Edi Rama, i ndjekur më pas edhe nga ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, dhe disa zyrtarë të tjerë. Sigurisht, zbritjen nga avioni e ka kryesuar presidenti i FSHF-së, Armand Duka, së bashku me teknikun italian të kuqezinjve, Giovanni De Biasi.
Sigal