Sigal

Pas ardhjes së Ter Stegen në Dallas, Lionel Messi, David Alba, Gerard Pique dhe Sergio Busquets janë gati të bashkohen me ekipin e Ernesto Valverde.

Lojtarët do të kryejnë ditën e nesërme testet mjekësore nën mbikëqyrjen e Dr.Ricard Pruna dhe më pas do të vazhdojnë fazën përgatitore në kuadër të sezonit të ri futbollistik.

Trembëdhjetë ditë kohë kanë në dispozicion për t’u përgatitur për ndeshjen e Super Kupës së Spanjës. Blaugranët do të përballen me Sevillan, kështu që pjesëmarrja e këtyre lojtarëve në ndeshjen e parë zyrtare nuk duhet të mungojë.

Në ditët në vijim grupit do t’i bashkohet edhe Yerry Mina me Luis Suarez, të cilët gjithashtu po pushojnë pas aventurës në Kupën e Botës. Të fundit që do të kthehen në ekip janë, Umtiti, Dembele, Rakitic dhe Vermaelen. Lojtarët i meritojnë disa ditë më shumë për shkak se ishin me kombëtaren e tyre deri në finale të Kupës së Botës, ku në fund triumfuan francezët.