Sigal

Sipas informacioneve të fundit që vijnë nga Spanja, ylli i PSG-së, Kylian Mbappe mund të ketë qenë në rrugën e duhur për t’u transferuar në Barcelonë në tregun e transferimeve që lamë pas, por mësohet se klubi katalanas vendosi të mbyllë menjëherë negociatat para se ky operacion të fillonte edhe pse iu ofruan shërbimet e tij.

Josep Maria Minguella, një ish-agjent futbolli i afërt me klubin spanjoll ka deklaruar në programin “La Porteria” se Barcelona ka refuzuar mundësinë për të nënshkruar me 19-vjeçarin francez në merkaton e verës, pasi ky i fundit e njihte shumë mirë kampionin e botës.

“Më 5 gusht, unë i ofrova Mbappe-n Barcelonës, por ato nuk u përgjigjen dhe tani besoj se se ky gabim do t’i ndjekë ata në 10 vitet e ardhshme”, deklaroi Minguella. Ish-agjenti pohon gjithashtu se ylli francez do të kishte shansin e madh për të nënshkruar për gjigantët katalanas: “Babai i tij më tha se Kylian do të kishte dashur të kishte luajtur së bashku me Leo Messin”.

Ky vit ka qenë fantastik për francezin, i cili bëri një paraqitje të mrekullueshme me kombëtaren, duke ndihmuar përfaqësuesen që të marrin në shtëpi trofeun. Ndërsa, në këtë sezon ai ka shënuar 13 gola në po 13 ndeshje në total ndërkohë që ka kontribuar në gjashtë të tjera.