Mbahen zgjedhjet për President në FIFA mes akuzave për korrupsion

438
209 anëtarët e FIFA-s votojnë sot për presidentin e ri në kongresin e mbledhur në Zyrih, në një kohë kur organizmi që qeveris futbollin botëror është përfshirë nga skandali më i madh i korrupsionit.
Sepp Blatter, që mbetet gjithsesi favorit është në garë për një mandat të pestë në krye të FIFA-s ndërsa rivali i tij është princi Ali bin al-Hussein i Jordanisë. Votimi vjen vetëm dy ditë pasi 7 zyrtarë të lartë të FIFA-s u arrestuan në Zyrih lidhur me një hetim amerikan për korrupsion.
14 persona janë paditur zyrtarisht ndërsa Blatter është nën hetim. Pavarësisht thirrjeve për të dhënë dorëheqjen, ka deklaruar se nuk është përgjegjës për skandalin dhe madje është i gatshëm të luftojë korrupsionin.
Në fjalimin e tij përpara kongresit, një ditë më parë Blatter adresoi edhe çështjen e korrupsionit duke theksuar se ndjen se duhet të rregullojë gjerat.
Secili prej kandidatëve ka 15 minuta kohë për t’ju drejtuar delegatëve dhe më pas 209 anëtarët e FIFA-s do të votojnë individualisht në një votim të fshehtë.
Në raundin e parë një prej kandidatëve duhet të marrë dy të tretat e votave, pra 140 për tu shpallur fitues. Nëse kjo nuk arrihet atëherë në raundin e dytë kërkohet një shumicë e thjeshtë, pra fiton kushdo që merr numrin më të madh të votave. 
Sigal