Mavraj për ‘Bild’: Kombëtarja arritja ime më e madhe në karrierë

560
Mbrojtësi i Kombëtares sonë, Maërgim Mavraj, i cili aktivizohet me skuadrën e Hamburg në “Bundesligë”, në një intervistë për gazetën ‘Bild’ e ka cilësuar arritjen më të madhe në karrierë grumbullimin me përfaqësuesen kuqezi.
“Pjesëmarrja e Shqipërisë në ‘Euro 2016’ bashkoi të gjitha grupet etnike të kombit tonë, sepse ai ishte një turne historik për ne. Thirrja në Kombëtare është nderi më i madh që më kanë bërë në aspektin sportiv dhe arritja ime më e madhe”.
Në vijim, Mavraj flet edhe për çështjet e besimit fetar dhe rutinën e përditshme.
“Besoj në fenë islame, madje kam tre miq imamë, me të cilët jam përherë në kontakt dhe mësoj shumë prej tyre. Jam shumë i disiplinuar në aspektin sportiv, madje edhe kur jam me pushime mendoj përherë se çfarë programi do të ndjek menjëherë pasi të kthehem në stërvitje”.
Një koment, Mavraj e jep edhe për bashkëkombësin Taulant Xhaka, duke theksuar se ai është një person fantastik, por gjithashtu edhe një model shumë i mirë për të rinjtë shqiptarë.
Sigal