Mavraj: Pas humbjes shokuese duhet më shumë se kurrë mbështetje

483
Mbrojtësi që nuk ishte prezent në ndeshjen e mbrëmshme Shqipëri-Serbi me dhembje në shpirt për humbjen vazhdon ta mbështesë me kombëtaren. Por dhe i bën thirrje tifozëve që ta mbështesin kombëtaren shqiptare.
Ja cfare shkruan në facebook
“Të dhëmb shpirti…
Humbje shokuese që ta plas zemrën por më shumë se kurrë duhet mbështetja!!!
Unë besoj që, ashtu siç kemi pasur fatin kundra në dy ndeshjet e fundit, ashtu do të na buzëqeshë në Armeni. Shpresa jonë nuk vdes kurrë prandaj duhet të vazhdojmë të besojmë tek heronjtë tanë. Ata ishin të tillë dy orë më parë dhe duhet të vazhdojnë të jenë të tillë edhe pas kësaj disfate!
Humbje që dhëmb thellë në shpirt, por dhimbja duhet kthyer në forcë dhe ta realizojmë ëndrrë e madhe !!!
Përgjithmonë ne ty Shqipëri, je më e mira!”
Sigal