Mauro Ikardi është një ndër sulmuesit më të mirë të momentit. Këtë gjë argjentinasi e tregoi në derbin e Madoninës, ku në minutën e 93-të, i dha fitoren zikaltërve më një gol me kokë, që janë dhe specialitete për sulmuesin e Interit, që është “vrastar” para portës.

Këtë dhunti Ikardi e ka pasur që kur ishte i ri, teksa tani sa vjen e perfeksionohet.  Në një video të publikuar nga “Marca” shihen momentet kur Ikardi ka luajtur për moshat Barcelonës bëhet fjalë pikërisht për vitet 2008-2011.

Më pas 25-vjeçari u transferuar në Itali, në radhët e Sampdorias, pavarësisht kontratës së tij me Barcelonën deri në vitin 2013 Vetëm një sezon te Sampdoria dhe pastaj ai kaloi tek Interi, ku është kthyer në liderin e vërtetë zikaltër, falë golave të tij shumtë.