Mauro Icardi trazon merkaton dhe mediat, vetëm Wanda e sheh tek Inter

508
Sigal

Mauro Icardi vijon të jetë një nga çështjet më të nxehta në Serie A por dhe në futbollin europian pasi e ardhmja e tij po trazon jo pak merkaton e shumë klubeve. Çdo ditë del një version i ri, një klub i ri që kërkon shërbimet e sulmuesit argjentinas.

La Gazzetta

E fundit vjen nga Franca ku sipas të përditshmes italiane “La Gazzetta dello Sport”, PSG është futur në garë për të siguruar shërbimet e ish kapitenit të Interit. Parisi e ka vendosur Icardin në majën e listës dëshirave.

Psg

Sulmuesi i Inter pritet të marrë vendin e Edison Cavanit i cili në fund të sezonit mund të largohet nga Parisi. Në tredhëmbëshin e PSG, Neymar, Cavani, Mbappe, ka shumë pak vend për ndryshime, dy janë të paprekshëm, Mbappe, Neymar, në këtë pikë nëse vjen Icardi, i sakrifikuari i parë do të jetë Cavani.

Wanda

Ky është versioni i “La Gazzetta delo Sport”, ndërsa bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxheria e tij, Wandra Nara e mendon ndryshe: “Familja jonë është interiste. Jemi në Milano dhe do të qëndrojmë këtu. Jam e sigurt 100%. Kemi paguar dhe shkollën e fëmijëve. A do ti rikthehet Icardit shiriti i kapitenit? Të shohim, nuk do të ishte një problem, u shpreh Wanda për emisionin “Strisca la Notizia”.