Massimiliano Allegri: S’ka festë nesër, Ronaldon nuk ka sens që ta rrezikojmë

452
Sigal

Juventus është vetëm 90 minuta larg sigurimit matematikor të titullit të 8-të radhazi kampion, por me një mendje futbollistët do të jenë te dueli i kthimit ndaj Ajax në Champions. Të shtunën do të mjaftonte edhe një barazim për të siguruar kampionatin, por Massimiliano Allegri në konferencën për shtyp ka zbuluar se do të hedhë në fushë një formacion me shumë ndryshime, teksa pjesa më e madhe e yjeve do të lihen pushim.

“Nesër do të pushojnë shumë, ndërkohë që të tjerët kanë nevojë për të luajtur. Mund të ndodhë që disa të qëndrojnë në shtëpi. Festimet do të shtyhen, edhe në rast fitoreje, pasi të martën do të kemi një impenjim të rëndësishëm. SPAL në shtëpi është një ekip i vështirë, ndaj duhet të kemi impenjim maksimal.

Kean nesër luan, për të do të jetë një ndeshje e rëndësishme. Nicolussi dhe Coccolo? Një nga të dy mund të luajnë nga minuta e parë. Ronaldo vështirë se do të luajë nesër, ta rrezikosh nuk ka sens. Cuadrado nesër do të luajë titullar, ndërkohë që nuk e di nëse Douglas Costa do të jetë me ekipin, pasi ka pasur një problem në pulpë. Në portë do të luajë perin, ndërkohë që Bonucci është një nga ata që mund të pushojnë. Chiellini do të provojë që të jetë gati për të martën, ndërkohë që Emre Can edhe mund të jetë gati që me SPAL”, deklaroi Allegri në konferencë për shtyp.