Massimiliano Allegri i lë të gjithë pushim, hedh në fushë ekipin e dytë ndaj Udineses

372
Sigal

Në pritje të ndeshjes më të rëndësishme në këtë sezon ndaj Atletico Madrid, Juventus luan ndeshjen e javës në kampionat sonte në mbrëmje ndaj Udineses. Distanca prej 16 pikësh, i garanton qetësinë Massimiliano Allegrit për të hedhur në fushë pjesën më të madhe të futbollistëve që kanë luajtur shumë pak këtë sezon.

Ronaldo, Dybala, Mandzukic, Pjanic, Cancelo, Chiellini dhe Bonucci janë lënë pushim në këtë ndeshje, e cila ka shumë pak vlera. Trajneri Allegri nuk ka dashur që të rrezikojë asnjë nga yjet e tij.

Fotografia e Juventus