Masimiliano Allegri i zbulon të gjitha: Nesër luan Dybala, ky futbollist ka qëndruar në Torino

362
Sigal

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri në prag të ndeshjes ndaj Atletico Madrid është shprehur se Khedira nuk do të jetë i gatshëm për këtë ndeshje, ndërkohë që ka folur dhe për kundërshtarin dhe faktin që ka në dispozicion një futbollist si Ronaldo.

“Dua të them diçka në fillim. Khedira nuk është grumbulluar dhe ka qëndruar në Torino për të kryer të gjitha ekzaminimet. Nesër do të luajë Dybala. Tani jeni të gjithë të lumtur dhe i japim fund zërave. Do të jenë dy ndeshje të mëdha, për të vendosur bazat e rrugëimit tonë në Champions. Kundërshtari është i një niveli të larë, dhe ka mbrojtjen si pikën më të fortë, por nuk ka një presion shumë të madh. Ne gjithmonë kemi qenë Juventusi.

Skuadra po rritet dhe kemi kaluar vështirësit e periudhës së fundit. Gjithsesi duhet të vazhdojmë këtë rrugëtim dhe të përmuirësohemi pasi ndeshjet sa vijnë e bëhen më intensive dhe vendimtare.

Ronaldo? Nuk është një çështje detyrimi. Champions Për ne është një objektiv. Për ta fituar duhet të punojmë mirë dhe të kemi fat, kështu fitohet. Të kesh Ronaldon është një avantazh pasi është golashënuesi më i mirë në vitet e fundit me Messin. Të kesh Ronaldon, më të mirin në botë, do të thotë të kesh më shumë mundësi, por nuk e ke fituar automatikisht”, deklaroi Allegri në konferencën për shtyp.