Marrëveshja me FSHF-në, Kryqi i Kuq Shqiptar “zbret në fushë”

629
FSHF-ja dhe Shoqata “Kryqi i Kuq Shqiptar”, dje nënshkruan një kontratë bashkëpunimi për garat e futbollit shqiptar, kombëtare dhe ato ndërkombëtare. Kështu, “Kryqi i Kuq” do të angazhohet me vënien në dispozicion të ekipeve të ndihmës së parë gjatë ndeshjeve të futbollit të organizuara nga FSHF-ja për Kategorinë Superiore dhe për Ekipin Kombëtar. Ata do të jenë të pajisur me uniformën e Kryqit të Kuq, me bazën e nevojshme materiale, si dhe për dhënien e ndihmës së parë për lojtarët, gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Njëherësh, kjo ndihme e KKSH do të jetë edhe në ekipet e tjera kombëtare, si dhe skuadrës kombëtare të Futsal.
Sigal