Marquez humbet kontrollin, qëllon dy gazetarë

402
Ka një shkëmbim tjetër akuzash mes Spanjës dhe Italisë në lidhje polemikat e fundit të shpërthyera në kampionatin e MotoGP, pas incidentit mes Valentino Rossi-t dhe Mark Marquez. Italiani do të diskutojë titullin në garën e fundit në Valencia me Lorencon, por kohët e fundit ka dalë një aleancë e pashpallur iberike kundër Doktorit. 
Tensioni në rritje për finalen e sezonit në familjen Marquez u duk edhe në një kontakt me emisionin sa investigativ aq edhe ironik italian, Hienat. Aventura e keqe e paralajmëruar e dy gazetarëve italianë me të afërmit e pilotit, përfundoi me një agresion të vëllait dhe familjarëve ndaj grupit të xhirimit. 
Atyre iu thyen kamerat dhe pajisjet që kishin për filmimin, në momentet që u përpoqën t’i dorëzojnë Marquez, një çmim ironik me formën e një organi gjenital, që siç u paramendua, nuk u prit mirë.
Sigal