Mario Gëtze: Reali në një mbrëmje të vështirë në Dortmund

627
Nga Agron KAJA
LIGA E KAMPIONEVE/ Sot dhe nesër luhen ndeshjet e dyta në grupe, veçohet sfida e Grupit H, një çift i sezonit të kaluar
Borusia Dortmund dhe Real Madrid, janë çifti që ndeshen për të dytin sezon radhazi në Ligën e Kampionëve, dhe gjermanët shpresojnë që sot, ta mposhtin në fushën e tyre të pamposhturin spanjoll. Dhe kështu, sulmuesi Mario Gëtze, deklaronte dje në uefa.com, se madrilenët do të jenë në një mbrëmje të vështirë në Dortmund. “Unë mendoj se jam i rëndësishëm në ekip që të përmbush synimet për këtë ndeshje me Realin. Ne e kemi vlerësuar shumë këtë kundërshtar, jo vetëm se në sezonin e kaluar nuk mundëm ta kalonim, por edhe pse janë Kampionët në fuqi të Ligës së Kampioneve”, është ky deklarimi i Gatze, i cili për këtë synim i referohet edhe historisë mes këtyre dy skuadrave. “Pavarësisht sukseseve të tij të fundit, Reali Madridit asnjëherë nuk ka fituar këtu në Dortmund. Nuk na shqetëson fakti se, në ndeshjen e parë ne kemi humbur me Totenhemin, dhe ata (Reali) fitoi thellë me APOEL-in. Dortmundi mirëpret Real Madridin për garë të rëndë”. Këtë javë, Dortmundit i është bashkuar edhe Shule në stërvitje, ndërkohë që të gatshëm do të ketë në këtë përballje edhe dy të ardhurit në merkaton e verës, Filip dhe Jarmolenko. Ndërkohë që dje, në konferencën e shtypit në Dortmund, mbrojtësi i Realit të Madridit, Dani Karvajal, ka deklaruar se në këtë ndeshje, për skuadrën e tij nuk do të ndikojë gjendja jo e mirë në La Liga të Spanjës. “Në Ligë nuk kemi luajtur mirë, e mendojmë se duam edhe pak kohë që të marrim formën tonë më të mirë, dhe për këtë duhet të punojmë më shumë. Ndërsa nesër (sot), ndeshja do të jetë e vështirë për të dyja skuadrat, por askush nuk ka dyshime kur është fjala për Kristiano Ronaldon në lojë. Është një spektakël se si ai shënon gola, se si ai punon, dhe kjo do të jetë një garanci më shumë për ne, për të dalë me fitore nga kjo ndeshje”. Ndeshja e sotme mes këtyre dy skuadrave, e bën edhe më të komplikuar situatën në grup, ndërsa Totenhemi do të jetë në transfertën qipriote ndaj APOEL-it. 
Në ndeshjen e sotme të Grupit H, Napoli do të presë Fejnord të Holandës, të dyja skuadrat nuk kanë asnjë pikë, pasi i kanë humbur ndeshjet e para. Për napoletanët, trajneri Mauricio Sarri ka deklaruar në konferencën për shtyp, se skuadra e drejtuar prej tij, ka korrigjuar mangësitë e humbjes në ndeshjen e parë kundër Shaktjor 1-2. “Kemi të gjitha mundësitë për fitore nesër (sot)”.
Grupi A/ Ndeshjet
Nesër, 27 shtator 2017 
CSKA Moskë-Manç J 20:45
Bazel-Benfika 20:45 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Mançester J 1 3 
2.CSKA Mosk 1 3 
3.Benfika 1 0 
4.Bazel 1 0 
Grupi B/ Ndeshjet
Nesër, 27 shtator 2017 
PSG-Bajern Mynih 20:45
Anderleht-Sëlltik 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Paris SG 1 3 
2.Bajern M 1 3 
3.Anderleht 1 0 
4.Sëlltik 1 0 
Grupi C/ Ndeshjet
Nesër, 27 shtator 2017 
Karabak-Roma 20:45
Atl. Madrid-Çelsi 20:45 
Skuadrat Nd P
1.Çelsi 1 3 
2.AS Roma 1 1 
3.Atl. Madrid 1 1 
4.Karabak 1 0 
Grupi D/ Ndeshjet
Nesër, 27 shtator 2017 
Juventus-Olimpiakos 20:45
Sporting-Barcelona 20:45 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Barcelona 1 3 
2.Sporting 1 3 
3.Olimpiakos 1 0 
4.Juventus 1 0 
Grupi E/ Ndeshjet
Sot, 26 shtator 2017 
Sevilja-Maribor 20:45
Spartak M-Liverpul 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Liverpul 1 1 
2.Sevilla 1 1 
3.Spartak M 1 1 
4.Maribor 1 1 
Grupi F/ Ndeshjet
Sot, 26 shtator 2017 
Manç. S-Shaktjor D 20:45
Napoli-Fejnord 20:45
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Mançester S 1 3 
2.Shakhtar D 1 3 
3.Napoli 1 0 
4.Fejenord 1 0 
Grupi G/ Ndeshjet
Sot, 26 shtator 2017 
Beshiktash-Leipzig 20:45
Monako-Porto 20:45 
RENDITJA
Skuadrat Nd P
1.Beshiktash 1 3 
2.Monako 1 1 
3.RB Leipzig 1 1 
4.FC Porto 1 0 
Grupi H/ Ndeshjet
Sot, 26 shtator 2017 
APOEL-Totenhem 20:45
Dortmund-Real M 20:45
RENDITJA 
Skuadrat Nd P
1.Real Madrid 1 3 
2.Totenhem 1 3 
3.Dortmund 1 0 
4.APOEL 1 0
Sigal