Marcelo një mision i mbyllur, mbrojtësi kërkon largimin nga Reali

502
Sigal

Marcelo në Madrid mund të konsiderohet si i fundit i Mohikanëve. Pas largimit të Cristiano Ronaldos, ai mbeti lojtari i vetëm në skuadër, që nuk ishte “punësuar” nga presidenti aktual Florentino Perez. Braziliani arriti në “Santiago Bernabeu” në vitin 2006, tri vite para portugezit, që të dy të blerë nga Ramon Calderon. Braziliani duket se ka përfunduar në hije, çka mund të çojë në divorc mes palëve, pas këtij sezoni. Kjo do të sillte edhe përfundimin e një “epoke”.

Marrëdhëniet mes Marcelos dhe Ronaldos janë tepër miqësore, por një arsye më shumë për largimin e mbrojtësit është edhe se Marcelo nuk e gëzon më statusin e të paprekshmit, si në të kaluarën. Më e besueshme duket mundësia e blerjes për rreth 60 milionë euro (neto), një shifër që Juventusi mund ta përballojë, së bashku me një pagë prej 12 milionë euro (neto) në vit. Bardhezinjtë janë gati t’i ofrojnë kontratë 4-vjeçare brazilianit, duke llogaritur një zë rreth 38 milionë euro në buxhet.