Marcelo Lippi, largohet me dështim nga trajnimi i përfaqësueses së Kinës

401
Sigal

Marcello Lippi nuk do jetë  më trajner i përfaqësueses së Kinës. Më shumë se  skadimi i kontratës kanë qenë  rrezultatet aspak në pritshmëri që  kanë vendosur që ish kampioni i Botës të të “dorëzojë çelsat”  Mbas humbjes  dhe eleminimit nga Irani me rezultatin e thellë 3-0 në çerekfinale të Kupës së Azisë, që po zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe trajneri italian ka dalë menjëher në konferencë për shtyp  duke lexuar një deklaratë të shkurtër. “Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit këtu, sepse kjo ndeshje mbyll dhe kontratën time me kombëtaren kineze. Ishte nder për mua të drejtoja një skuadër kaq të rëndësishme të një vendi të rëndësishëm si Kina”, do deklaronte  trajneri që shpalli Italinë kampione Bote në vitin 2006. Federata Kineze e Futbollit e emëroi Lippin në krye të përfaqësueses  në vitin 2016, pas 4 humbjeve radhazi në kualifikueset e “Rusi 2018”.