Maratona e Tiranës, ja rrugët ku nuk lejohet qarkullimi i makinave

590
Nesër mbahet maratona e Tiranës, ku do të marrin pjesë mbi 2500 vrapues nga 40 shtete të botës. E duke marrë shkas nga ky organizim, puna për këtë organizim ka nisur që sot, ku e angazhuar është Bashkia e Tiranës, si dhe Policia e Shtetit.
Bashkia e Tiranës informoi dje qytetarët se kufizimi i qarkullimit të automjeteve, por edhe i parkimit të tyre, në segmentet ku do të zhvillohet Maratona e Tiranës do të fillojë në datën 13 Tetor deri në 15 Tetor 2017, nga ora 00:00 të datës 13 Tetor deri në orën 14:00 të datës 15 Tetor.
Kufizimi i qarkullimit (dhe i parkimit) të automjeteve do të bëhet si më poshtë:
1-Ndalohet qarkullimi në sheshin “Nënë Tereza” nga ora 00:00 e datës 13 Tetor 2017, deri në datën 14 Tetor.
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II” dhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

2-Ndalohet qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rr. “Lek Dukagjini” dhe sheshin “Nënë Tereza” në datën 14 Tetor 2017, nga ora 08:00 deri në orën 12:30.
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të në rrugën “Ibrahim Rugova”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George W Bush”.
3-Ndalohet qarkullimi në segmentet rrugore “Lek Dukagjini”, “Ibrahim Rugova”, “Rruga e Kavajës”, deri tek rrethrrotullimi përballë “Kishës Orthodokse”, “Ded Gjo Luli”, Bulevardi “Zogu I”, “Urani Pano”, “Rruga e Barrikadave”, “George W Bush”, “Abdi Toptani” dhe Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” në datën 15 Tetor 2017, nga ora 05:00 deri në orën 14:00.
• Qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të bëhet në rrugët “Unaza e Mesme” përveç segmentit ura e “Drejtorisë së Policisë” deri tek “Rruga e Elbasanit”, “Sami Frashëri”, “Papa Gjon Pali II”, “Rruga e Elbasanit” dhe “George W Bush” deri te “Murat Toptani”, “Vaso Pasha”, “Myslym Shyri” deri tek “Sami Frashëri”, “Hoxha Tahsin” deri tek sheshi “Avni Rustemi”.
4-Itinerari i lëvizjes së mjeteve të transportit publik do të devijojë si më poshtë:
• Rruga “e Elbasanit” do të devijohen tek “Ura e Lanës”.
• Rruga “Hoxha Tahsin” do të devijohen tek sheshi “Avni Rustemi”.
• Rruga “e Dibrës” do të devijohen tek “Medreseja”.
• Rruga” e Kavajës” do të devijohen tek “21 Dhjetori”.
• Bulevardi “Zhan D’Ark” dhe Bulevardi “Bajram Curri” do të devijohen tek ura e “Drejtorisë së Policisë” dhe tek ura e “Rruga e Elbasanit”.
Gjysmë Maratona e Tiranës zhvillohet në 3 kategori: 21 km; 10 km dhe “We too”, gara për persona me aftësi ndryshe.
Sigal