Maratona e Tiranës do të presë 5000 vrapues

489
Sigal

Nesër zhvillohet Edicioni i 3 i Maratonës së Tiranës

Ditën e diel, në 7 Tetor, ora 9.00, kryeqyteti do të presë Edicionin e 3-të të Maratonës së Tiranës. Për të tretin vit radhazi, Metropoli shqiptar do të mirëpresë 5000 vrapues nga 40 vende të ndryshme të botës, të cilët do të garojnë në Gjysmë-Maratonën e Tiranës. Pjesëmarrësit në këtë event do të garojnë në tre kategori të ndryshme: Half Marathon (21,0975 km), Tirana 10K dhe We too”, kjo një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive. Itinerarët e rinj të certifikuar nga Federata Ndërkombëtare e Atletikës – IAAF, do të përshkruajnë pikat më atraktive të qytetit, duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Një nga vendet më tërheqëse dhe panoramike të Tiranës, siç është pjesa përreth Liqenit Artificial do të jetë një pjesë e rëndësishme e itinerarit që do të përshkohet nga pjesëmarrësit. Krahas gjysmë maratonës, këtë vit nuk do të mungojë as gara “Fun Run” e cila do të zhvillohet ditën e sotme me datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e Shkollave te Mesme të Tiranës. Për herë të parë, kurora e ullirit për fituesit do të vijë nga vendi i origjinës së Maratonës, 40 km nga Athina. Me qëllim organizimin dhe mbarëvajtjen e aktivitetit më të madh sportiv që zhvillohet në vendin tonë, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të maratonës. Ditën e nesërme do të kryhet devijimi i qarkullimit të automjeteve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Rrugën e Kavajës dhe atyre që të shpien në Parkun e Liqenit Artificial. Ndërkohë, këtë fundjavë do të nisë edhe shpërndarja e numrave dhe e çipave për kandidatët e regjistruar në garë.

Çmimet për fituesit

Fituesit e kategorisë “Half Marathon”

Vendi i Parë:   2500 euro për secilën gjini.

Vendi i Dytë:  1500 euro për secilën gjini

Vendi i Tretë:  1000 euro për secilën gjini

Fituesit e kategorisë “Tirana 10K”

Vendi i Parë:   1500 euro për secilën gjini

Vendi i Dytë:  750 euro për secilën gjini

Vendi i Tretë:  500 euro për secilën gjini

Fituesit e kategorisë “WE Too”

Vendi i Parë:   750 euro për secilën gjini

Vendi i Dytë:  650 euro për secilën gjini

Vendi i Tretë:  500 euro për secilën gjini

Shtetet pjesëmarrëse në Maratonë

Australia, Bosnja & Hercegovina, Kanadaja, Kina, Çekia, Finlanda, Franca, Gjermania, Rusia, Greqia, Hondurasi, Hungaria, Irlanda, Italia, Japonia, Kosova, Maqedonia, Mali i zi, Zelanda e re, Pakistani, Portugalia, Sllovenia, Spanja, Suedia, Zvicra, Turqia, Mbretëria e Bashkuar, dhe SHBA.

 

Përshkrimi i itinerarit
Fillimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” më kuriz nga sheshi “Nënë Tereza”

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Rruga “Abdi Toptani”

Rruga “George W. Bush”

Rruga “Barikadave”

Rruga “Urani Pano”

Rruga “Ded Gjo Luli”

Rruga “Kavajës” deri te Kisha Katolike dhe kthim

Rruga “Kavajës”

Rruga “Ibrahim Rugova”

Sheshi “Frederik Shopen”

Shëtitorja e Parkut të Madh

Shëtitorja Lasgush Poradeci

Rruga që përshkon Liqenin

Rruga që përshkon Liqenin nga brenda Parkut

Fillimi i Shëtitores së Parkut të Madh

Sheshi “Frederik Shopen”

Rruga “Lek Dukagjini”

Sheshi “Shën Tereza”