Maratona e Notit “Spiro Koça” dhuron spektakël në Sarandë

795
Sigal

 Butrinti triumfon në edicionin e gjashtë të Maratonës Kombëtare. “Stela” fiton për femra, Butrinti për meshkuj

Edicioni i gjashtë i Maratonës Kombëtare e Notit, e pagëzuar me emrin e ish-notarit dhe ish-trajnerit të shquar sarandjot, Kupa “Spiro Koça”, dhuroi një atmosferë shumë të këndshme sportive në zadrën e qytetit të Sarandës, në aktivitetin e zhvilluar ditën e shtunë. I organizuar nga Federata e Notit dhe Klubi Shumësportësh “Butrinti”, garat në ujërat e kaltra të gjirit të Sarandës, me praninë e dhjetëra notareve nga i gjithi vendi njohu edhe fituesit e radhës: “Stela” për femra me 24 pikë dhe Butrinti i Sarandës për meshkuj dhe 49 pikë. Në klasifikimin përfundimtar, ekipi i notarëve të Butrintit meritoi edhe Kupën “Spiro Koça”, të cilën fituesve jua dorëzoi Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, zoti Agim Çiraku. Për kreun e ri të notit, Maratona Kombëtare e Notit “Spiro Koça” nuk ishte vetëm një shfaqje e radhës, por një impenjim serioz. Në muajin korrik, Z. Agim Çiraku, gjatë inaugurimit të zadrës së notit në Sarandë, bëri disa premtime dhe tashmë ato janë konkretizuar në aktivitetin e bukur të zhvilluar, në të cilin u promovuan jo vetëm vlerat sportive përmes garave me rivalitet, por dhe ato njerëzore përmes kujtimit të një prej legjendave të notit sarandjot dhe atij shqiptar, të paharruarit Spiro Koça, të ndara nga jeta vetëm pak ditë më parë. Saranda është një vatrat më të mëdha të notit shqiptar, me notarë me emër dhe që ka thyer në vazhdimësi rekorde.

GARAT

Në garën 1 km për moshën deri në 10 vjeç, kohën më të mirë e realizoi Sonia Kapedani me kohën 17 minuta e 28 sekonda (17’28). Për meshkuj, po në këtë garë, më i shpejti ishte Bianti Demaj me kohën 14’30, i ndjekur nga Shaban Tërshana 14’33 dhe Masimo Lala 14’10. Në garën 2 km për fëmijët e moshës 11-14 vjeç, Linda Gjipali e fiksoi kronometrin në kohën 20’24. Në garën 4 km për të rinj, Esli Xhaxhaj fiksoi kohën 27’20, ndërsa 2 km femra. Esli Xhaxhaj me kohën 27:20 dhe Danja Shehu në kohën 34’. Për meshkuj, në garën 4 km i pari doli Klavio Meçe. Në përfundim të aktivitetit, për femra më shumë pikë grumbulloi “Stela” e Vlorës (24 pikë), ndërsa Butrinti i Sarandës (14 pikë). E veçantë ishte se nuk munguan as veteranët e sportit të notit në Sarandë, ku u vlerësuan me certifikata mirënjohjeje: Alush Çukari, Genti Bajo e Skënder Bajrami. Për meshkuj, ekipi i Butrintit grumbulloi 49 pikë; “Stela”, 25; “Jon”, 12; Saranda Not, 5; Teuta, 1 dhe Vlora Not, 0 pikë. Klasifikimi përfundimtar: Butrinti 63 pikë, “Stela” 49 pikë dhe “Jon” 12 pikë. Kupën fituesit në renditjen e përgjithshme, Butrintit, ia dorëzoi Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, zot Agim Çiraku.

CEREMONIA

Tepër emocionuese ka qenë ceremonia e mbylljes së Maratonës Kombëtare të Notit “Spiro Koça”, e shoqëruar kjo edhe me shpërndarjen trofeut dhe certifikatave nga Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, zoti Agim,Agim Çiraku, shefi i shumësporteve pranë Bashkisë së Sarandës, Fuat Karaliu, përfaqësuesve të bashkisë Sarandë, Thoma Nika, notarë të vjetër dhe trajner të notit si: Esat Mamaci, Edi Vasi, Xhorxhi Vasili, Pajtim Seferi, Lime Kote, Idriz Muça, e shumë të tjerë nga bota e sportit të notit të Sarandës dhe atij shqiptar. Kreu i Notit, zotit Agim Çiraku, në fjalën e tij ritheksoi angazhimin e federatës që ai drejton, për njohjen dhe vlerësimin e figurave të spikatura të notit shqiptar. Gjatë zhvillimi të garave ishin të pranishëm edhe familjarët e ish-notarit dhe ish-trajnerit të shquar, Spiro Koça, për të cilin u shfaq edhe një dokumentar.

 ATMOSFERË E BUKUR

Qyteti i Sarandës, i njohur për kontributin e tij në sportin e notit, duke nxjerrë disa prej emrave më të mëdhenj të këtij sporti në vendin tonë, përjetoi një të shtunë me të vërtetë të veçantë. Pesë disiplinat e garave të maratonës prodhuan rivalitet, duke i bërë një mbyllje mbresëlënëse aktiviteteve sportive kombëtare në not. Në fakt, noti në Sarandë nuk u përjetua vetëm ditën e garave, por qysh të premten, kur përfaqësuesit më të lartë të Federatës së Notit, notarë, trajnerë, gjyqtarë si dhe familjarë e miq të ish-notarit Spiro Koça ndoqën dokumentarin: “Spiro Koca një jetë me sportin”.

SHKURT/ LEGJIONARËT

 Shpërthen Balaj, dopjetë në Poloni

 Bekim Balaj shënoi dy golat e fundit në fitoren e thellë 6-0 të Jagiellonias ndaj Ruch Chorzov, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të të Ekstraklasës polake. Sulmuesit shkodran i mjaftuan vetëm tri minuta për të shënuar golin e tij të parë. Balaj hyri në lojë në minutën e 61-të dhe në të 63’ realizoi golin e pestë të skuadrës së tij. Dopjeta e ish-lojtarit të Vllaznisë dhe Tiranës erdhi në minutën e 3-të shtesë të ndeshjes. Për Balajn këta ishin golat me numër 4 dhe 5, duke kryesuar renditjen e golashënuesve. Golat e tjerë u realizuan nga Piatkovski, Kuintana (2) dhe Gajos.

 Fiton 3-0 Lacio e tre shqiptarëve

 Lacio fitoi 3-0 ndaj Kievos, në javën e tretë të Serisë A. Kandreva (8’), Kavanda (39) dhe Luliç (42’) shënuan nga një gol.

Lacio kundër Kievos u paraqit me tre lojtarë shqiptarë. Lorik Cana e nisi si titullar takimin, ndërkohë që në bankinë intereant është fakti se, ishin dy portierë shqiptarë: Etrit Berisha (me numrin 1) dhe Thomas Strakosha (me numër 95). Gjithsesi, portieri i parë i Lacios mbetet Federiko Marketi, gardiani i dytë i Kombëtares italiane. Berisha ishte ulur në bankinën e Lacios, pavarësisht se Kievo pretendon se portieri i Kombëtares shqiptare i përket asaj.

 Hyka, gol në fitoren e Lucernit

 Jahmir Hyka ka shënuar gol në fitoren 4-1 të skuadrës së Lucernit si mike e Teren Sainte. Takimi ishte i vlefshëm për Kupën e Zvicrës. Mesfushori shqiptar realizoi në minutën e 7-të golin e dytë të Lucernit. Ky ishte goli i tretë i Hykës në kampionat dhe i 5-ti sezonal për skuadrën e tij. Të shtunën golat mbajnë firmat e Hamdi Salihit në fitoren e Jiangsu Sainti në Kinë, Edmond Kapllanit me FSV Frankfurtin në Gjermani, Armando Vajushi me Liteks Loveç në Bullgari, Amir Abrashi me Grashopersin në Zvicër dhe Atdhe Nuhiut me Shefild Uensdej në Angli.

 Pa Mavrajn në fushë, edhe Fyrthi dështon

 Pa Mërgim Mavrajn në fushë, jo vetëm Shqipëria e ka të vështirë të fitojë dhe të shmangë humbjen, por dhe Grojther Fyrthi. Kryesuesi i Bundesligës së 2-të gjermane humbi në shtëpi 2-0 me Bohumin, në takimin e vlefshëm për javën e 7-të. Mbrojtësi i Kombëtares është në rikuperim e sipër nga dëmtimi në gju. Fyrthi pësoi dy gola të shpejtë në harkun e 25 minutave të para: Cvilong në të 2’, ndërsa dyfishoi shifrat Jasaka në minutën e 25-të. Trajneri Frank Kramer hodhi me fillimin e pjesës së dytë edhe sulmuesin kosovar Ilir Azemi, por kandidati për fanellën kuqezi nuk arriti të gjejë rrugën e rrjetës.