Maradona: Nëse do ishte VAR iu premtoj anglezëve se golin do ta shënoja me dorën e djathtë

469
Sigal

Goli i shënuar me dorë nga Diego Armando Maradona në çerekfinalen e Kupës së Botës në vitin 1986, ngre polemika sot e kësaj ditë.

Legjenda argjentinase së fundmi ka shënuar një tjetër “gol”, me deklaratën e tij.

Në një intervistë radiofonike, Maradona, rikthehu në vëmendje edhe njëherë një nga episodet më të famshme të Botërorëve, teksa nuk nguroi të thumbonte anglezët, edhe pse tashmë teknologjia ka avancuar dhe është futur sistemi VAR, legjenda argjentinase u shpreh: “Do të doja shumë ta ktheja kohë mbrapa. U premtoj anglezëve se nuk do ta kisha shënuar atë gol me dorën e majtë, por do ta bëja më të djathtën”.

Maradona tha gjithashtu se pavarësisht që sistemi VAR konsiderohet si përmirësim për futbollin, nuk do të jetë kurrë i përsosur pasi kontrollohet dhe përdoret nga njerëzit.