Maqedoni-Shqipëri/ Barazojnë vendasit me 11-metërsh

582
Pas nje pjese te pare 0-0, Shqiperia luan te dyten ndaj Maqedonise me dy ndryshime. Memushaj dhe Basha futen ne loje.
Ata qe dalin jane Kukeli dhe Llullaku.
MINUTË PAS MINUTE
78’ Gabimi i radhës në krahun e djathtë të mbrojtjes tonë, Nestorovski shfaqet para Berishës por gardiani kuqezi devijon topin duke ia hequr nga këmbët sulmuesit, ndërsa në vijimin e aksionit, Alioski nuk arrin të dërgojë sferën në portën e boshatisur.
78’ Barazon shifrat Maqedonia me penalltinë e Trajkovskit. 1-1
77’ Penallti e dyshimtë për Maqedoninë. Pas një harkimi në zonë, Hysaj largon por topi preket me dorë nga Roshi. Erikson bën shenjë nga pika e bardhë.
75’ Dy goditje radhazi të Alioskit që largohen nga Berisha.
67′ E tepron Roshi me një ndërhyrje të panevojshme ndaj kundërshtarit dhe merr kartonin e verdhë qw e mban edhe atë larg ndeshjes me Spanjën.
61’ Bardhi mundohet të zgjidhë gjithçka vetë me goditjen e radhës nga jashtë zonës, pa gjetur kuadratin e Berishës.
58’ Sadiku humb mundësinë e golit të dytë. Memushaj nga e majta i jep një pasim perfekt sulmuesit i cili në mënyrë të pabesueshme gjuan jashtë.
56’ Goditje dënimi e Memushajt, direkt në portën e Dimitreskit, i cili largon topin në goditje këndi.
Sigal