Manita për Realin e Madridit, sot kryendeshja Roma – Juventus

487
Reali i Madridit rikthehet fuqishëm pas barazimit në javën e parë me Gijonin duke mundur në ndeshjen e dytë në shtëpi Real Betis me rezultatin e thellë 5-0.
Los Blancos nuk e vendosën asnjëherë në dyshim fitoren në Berbaneu, por numrin e golave, i cili mund të ishte edhe më i madh.
Autorët ishin, Bale dy herë, James po dy gola dhe Benzema, ndërsa Ronaldo pavarësisht shumë tentativave dhe rasteve pa fund nuk arriti që të gjente portën duke mos shënuar edhe në javën e dytë.
Serie A
Kryendeshja e javës së dytë në Itali zhvillohet sot në orën 18:00 mes Romës dhe Juves në “Olimpico”. Kampionët në fuqi janë në një moment të vështirë, pasi përpos largimeve të shumta të titullarëve e kanë nisur me humbje edicionin.
Pas disfatës ndeshjen e parë me Udinesen, sot është momenti për kundërpërgjigje, pasi një tjetër rezultat negativ kurrsesi nuk do të kapërdihej lehtë nga bardhezinjtë.
Sfida është e paparashikueshme, pasi edhe Roma është pretendente për titull. Sot pritet shumë nga sulmuesit Dzeko dhe Manzukic. 
Sigal