Mandzukic zyrtarizon rinovimin me Juven

476
Futbollisti kroat Mario Mandzukic ka zgjatur “martesën” me Juventusin. Shtatlarti i “Zonjës së Vjetër” ka rinovuar kontratën deri në vitin 2020.

Lajmi është bërë publik nga vetë klubi torinez nëpërmjet një postimi në “Twitter”.

Të shumta kanë qenë klubet e interesuara për të pasur shërbimet e sulmuesit, ku spikasin ofertat nga Anglia, Turqia dhe Azia. Kroati ka zgjedhur të vazhdojë aventurën me Juventusin.
Sigal