Manchester Utd ofron 180 milionë euro për Neymar

445
Pas dështimit për blerjen e Pedros, i cili zgjodhi rivalët e Chelsea-t, në fundjavë u fol për një interesim të Manchester United për asin brazilian të Barcelonës, Neymar Jr. Gjithçka u përmend në kuadrin e thashethemeve dhe asnjë media nuk doli me një shifër konkrete. Këtë të hënë, mediat braziliane mbërrijnë me një të tillë. “Globo Esporte” shkruan se “Djajtë e Kuq” kanë bërë një ofertë rekord prej 180 milionë eurosh për yllin brazilian të katalanasve.
Sigal