Manchester-United-Chelsea, Mourinho kriset përfundimisht me tifozët blu të Londrës

587
Jose Mourinho vite më parë u shndërrua në personazhin më të dashur në “Stamford Bridge” duke i dhuruar Çelsit trofetë e parë prestigjioz. Në drejtimin e portugezit blutë e Londrës arritën të krijonin frikë për kundërshtarët si në “Premier League” edhe në Europë.

Por sezonin e kaluar, ecuria katastrofë e bluve bëri që drejtuesit të shkarkonin “Special One” ende pa u mbyllur kampionati.

Një histori suksesi që në fund përfundoi me hatërmbetje dhe ftohje mes palëve. Ftohje e cila do bëhej më e madhe kur Mourinho në fillimin e sezonit do merrte drejtimin e Manchester United.

Ndeshja e parë në kampionat mes Chelsea dhe Manchester United nuk kaloi në paqe për teknikun portugez që u vërshëllye gjatë lojës. Por ai u përgjigj duke iu treguar tifozëve blu se çfarë kishte bërë për ekipin e tyre.

Ndërsa dje, ishte ndeshja e kthimit në “Old Traford” dhe polemikat sërish nuk munguan. Në një moment Mourinho u drejtua tifozëve të Çelsit duke bërë me shenjë logon e Manchester United, si të thoshte se ky ishte ekipi që ai dashuronte.
Pas “betejës” së dytë, duket se mes Çelsit dhe Mourinho-s nuk do ketë më paqe.
Sigal