Manchester City nis sulmin për yllin e Realit

425
Sigal

Ambicia për të mbrojtur titullin e Premier League po e shtyn teknikun e Manchester City-t, Pep Guardiola të identifikojë emra të rinj për skuadrën.

Sipas “Mundo Deportivo”, Guardiola mbetet një admirues i madh i mesfushorit të Realit të Madridit, Isco dhe është gati për të bërë ofertë zyrtare në drejtim të tij. 26 vjeçari duket se nuk po kalon një moment të mirë në kryeqytetin spanjoll dhe City do të ishte një destinacion ideal për cilësitë e tij.

Në krah të Realit është edhe kontrata e Iscos, me spanjollin që ka edhe rreth tre vjet e gjysmë në kontratën e tij. Gjithsesi, qytetarët janë të gatshëm të bëjnë çmendurira në merkato, dhe duke marrë shkas nga ky fakt, Reali i Madridit ka nisur të dridhet.