Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriqi, në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Championship, Notingam Forest.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, portieri i përfaqësueses së Kosovës ka firmosur një kontratë njëvjeçare, ndërsa është transferuar me formulën e huazimit.
20-vjeçari është në pronësinë e Manchester Cityt, ndërsa në sezonin e kaluar pas dëmtimit të portierit, Klaudio Bravo, fitoi statusin e portierit të dytë.
Muriqi u aktivizua në disa prej ndeshjeve të Kupës nga trajneri Pep Guardiola, mirëpo për të fituar më shumë eksperiencë dhe aktivizim të vazhdueshëm, për Muriqin është menduar opsioni i huazimit.
Për Muriqin kishte kërkesë edhe nga klubi tjetër i Championship, Preston, por në fund zgjedhja më e mirë për gardianin siç duket ka qenë Notingam Forest, i cili në fakt ka histori në Britani, ndërsa ka fituar edhe dy herë Ligën e Kampionëve.