Manchester City, 50 milionë euro për De Bruynen

495
Manchester City nuk di të ndalet duke bërë transferime bombastike gjatë çdo afati kalimtar. Gjiganti anglez pasi ka transferuar më parë emra të mëdhenj si Kun Aguero, David Silva, Yaya Toure e të tjerë, tani ka në plan transferimin e mesfushorit belg, Kevin De Bruyne.
Sipas medieve gjermane dhe atyre angleze, klubi anglez ka bërë gati një ofertë të ‘çmendur’ dhe të parefuzueshme për klubin gjerman Wolfsburg.
Për t’i bindur ‘Ujqërit’, ta lënë të lirë lojtarin më të mirë të tyre, City ka bërë gati 50 milionë euro, ofertë që vështirë të refuzohet. Ndërkohë De Bruyne mund të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me pesë milionë euro pagë vjetore.
Sigal