Mançester Siti bën detyrën ndaj Uest Bromuiçit, Gabriel Jezus dhuron spektakël

473
Mançester Siti ka mposhtur në javën e parafundit të kampionatit anglez, Uest Bromuiçit me rezultatin 3-1. Skuadra e Guardiolës e ka zgjidhur takimin që pjesën e parë, duke e mbyllur në epërsinë e dy golave.
Braziliani Garbriel Jezus dhe Kevin De Brujn ishin autorët që i dhanë epërsinë “qytetarëve”.
Në minutën e 57 pas një asisti të Serxhio Agueros, mesfushori Jaja Ture realizoi golin e 3-të duke i vënë “kapakun” sfidës. Në minutën e 87 sulmuesi i Uest Bromuiçit, Robson Kanu ka shënuar golin e nderit për miqtë.
Me fitoren e sotme, Mançester Siti duket i qetë ne vendin e tretë të renditjes, me dy pikë më shumë se Liverpuli i vendit të 4-t. Ndeshjen e radhës të kaltrit do ta luajnë në transfertë ndaj Uatfordit.
Sigal